Shkolla Private “Elite” Tirane

“ELITE" , një befasi! Ishte e vështirë marrja e një vendimi për të hapur një shkollë private. Dhjetra apo qindra shkolla të tjera operojnë tashmë në Tiranë dhe jo vetëm. Egziston një opinion jo shumë pozitiv për rezultatet e efektivitetin e tyre. Problemi i mbipopullimit të shkollave publike, po zgjidhet gradualisht, per rrjedhoje, numri i nxenesve që frekuentojnë arsimin privat ka filluar te bjerë. Pra, që një shkolle e re të funksiononte e të kishte vazhdimësi, do të duhej të prezantonte diçka ndryshe, të ndërtonte diçka ndryshe, produkti i saj do të duhej të ishte diçka ndryshe. Një produkt elitar. Pra, një shkollë "ELITË". “ELITË, do të jetë ndryshe, sepse jemi një ekip kompakt, që punojmë së bashku prej më shumë se një dekade. Të udhëhequr nga një filozofi suksesi. Që ka prodhuar vetëm rritje. Do të jetë ndryshe, sepse, për herë të parë në sistemin tonë të edukimit, do të krijojmë mundësi optimale, për të motivuar nxënësit e niveleve të ndryshme, duke organizuar orën e mesimit me mësues të dubluar. "ELITË" do të jetë ndryshe, sepse kjo shkollë do te funksionojë edhe pas dite , duke ofruar mësime plotsuese për nxënës, që paraqesin vështirësi në nxënie, apo nxënës të avancuar dhe me prirje. Do te jetë ndryshe, pasi nxënia e mesimdhënia, që motivon leximin, dëshirën për të mësuar, punën e pavarur, mendimin e qëndrimin kritik, idetë e punën krjuese të nxënësit, do të prevalojë mbi mësimdhënien e nxënien virtuale. "ELITË", do të jetë ndryshe, pasi do të alternojmë orët e mësimit me karakter të theksuar teorik, brenda mureve të klasës, me orë mësimi në laboratore, qendra kërkimore shkencore, në muzeume, në natyrë, qendra historike, biblioteka, ndërmarrje e kompani, shkolla te larta etj. Do të jete ndryshe, pasi në shkollë do të mbizoterojë një atmosferë tepër miqësore, çka do të thotë , që nxënësi është gjithshka dhe të gjithë ne, jemi në shërbim të tij. "ELITË", do të jetë ndryshe, pasi ajo do të jetë e hapur dhe tepër bashkëpunuese me personalitetet më të spikatura në fushën e shkencës, artit, kulturës, mjedisit, politikës, ekonomisë, rendit etj. Do të jetë ndryshe , pasi respektimi e zbatimi i një disipline rigoroze, do të konsiderohet një nga çelësat e suksesit. "ELITË" do të jetë ndryshe, pasi infrastruktura e saj , ndoshta, është një befasi. Pse jo, tek "ELITË", gjithshka do të jetë një befasi.