La Clinique de Paris Tirana

La Clinique de Paris, e themeluar nga specialisti i njohur Dr. Claude Chauchard, është një klinikë e mirëfilltë evropiane me degë në Paris, Hong Kong, Marbella, Marok, Taipei, Shangai, Japoni dhe tashmë edhe në Tiranë. La Clinique de Paris është e specializuar në aplikimin e mjekësisë parandaluese (Programi “Jeto më gjatë, jeto më mirë”) dhe trajtime të tjera mjekësore të hartuara për të luftuar procesin e plakjes. Që nga krijimi ynë afro njëzet vjet më parë, duart tona të afta dhe të kujdesshme kanë ndihmuar qindra mijëra njerëz të kenë një jetë më dinamike. Një trajtim total Parandalues dhe Shëndetësor Ne përdorim vetëm teknologjinë më të mirë, teknikat dhe sistemet e disponueshme duke përfshirë laboratorët e stilit francez dhe belg dhe trajtime parandaluese kundër plakjes. Trajtimi nuk premton vetëm një pamje rinore, sepse një pamje e shëndetshme mund të mbështetet vetëm nga një mirëqenie fiziologjike. Ne ofrojmë një trajtim parandalues dhe të përgjithshëm shëndetësor. Klientët tanë janë ata që kërkojnë të ruajnë shëndetin dhe vitalitetin e tyre në maksimum në çdo kohë!